Mjeku del urgjent me deklaratë nga spitali Infektiv, gjërat po ndryshojnë, duhet urgjent të…

Ministrja Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e prof. Dhimitër Krajës, mjek në spitalin Infektiv ku po trajtohen të sëmurët me COVID-19.

Në apelin e tij drejtuar qytetarëve Kraja, ju bën thirrje të gjithëve të vaksinohen ndaj COVID19.

“Meqë ndodhemi në një moment të ri të rrjedhës së Pandemisë së COVID19 në vendin tonë mendojmë që është e arsyeshme të vëmë në dukje disa dukuri që janë të rëndësishme për një sensibilizim më të mirë dhe më të përshtatshëm me situatën. Prej disa ditësh ndodhemi në një moment të tillë që në spitalin COVID 1 ka disa të dhëna të reja, nga pikpamja statsistikore kemi një karakteristikë të përbashkët epidemilogjike e cila aktualisht merr një vlerw të madhe është se të sëmurët janë të pa vaksinuar. Duhet të vaksinohemi, duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo vetëm me një dozë të vaksinës”, thekson Kraja në mesazhin e tij.