Mira Konçi bën reagimin e papritur për Shpëtim Saraçin ne kengen e re

Shpërngulja në SHBA e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi, nuk eci si duhej për jetën e tyre familjare.

Ata i dhanë fund martesës dhe kompozitori u rikthye në Shqipëri.

Ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi. Pas ndarjes, ndjekësit kërkojnë në çdo postim të saj detaje që i çojnë te Shpëtim Saraçi.

Së fundmi, Mira ka publikuar një baladë dashurie dhe duket se nuk e ka harruar ende Shpëtimin. Ajo ka kënduar me shumë pasion, teksa ngiste makinën, këngën e Flori Mumajesit dhe Anxheliës- Anash.

“S’ki me ik
S’ki me ik
Kurr nga menimet e mija
Edhe nga ajo dashnia
Qe kena jetu bashk”- këndon ndër të tjera Mira Konçi.