Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu ka publikuar sot pamje nga brenda Spitali Rajonal te Vlores dhe shprehet se janë rritur kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive te ketij spitali, si edhe permiresim te repartit te urgjences.
“Spitali Rajonal Vlorë – Rriten kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive. Përmirësohet shërbimi i urgjencës, duke ju përgjigjur situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
#VIJOJNË investimet për fuqizimin e spitaleve rajonale. Me financimin e qeverisë shqiptare spitali i Vlorës do të ketë një reanimacion të standardeve europiane”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale