Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bere një panoramë te gjendjes në shkolla.
Kushi tha se “Vendimi për të hapur shkollat nuk ishte i lehtë, por u konsultuam me eksperiencat ndërkombëtare. Kemi 3 skenarë mësimi në banka, mësimi i përzier dhe mësimi në distancë. Ne jemi në skenarin e parë. U hartua një udhëzues për të gjitha shkollat, kemi mjetet e koordinimit ku bëhet raportimi i situatës në fund të çdo dite dhe në kohë reale”
Kushi theksoi se janë 1 mijë mësues shtesë në sistem për të përballuar nevojat në raste të infektimit të mësuesve. Gjatë vizitave të befasishme në shkolla, ajo tha se ka vërejtur ndërgjegjësim maksimal të nxënësve dhe angazhim të stafit pedagogjik.
“Ju siguroj se shpesh kam bërë vizita të paparalajmëruar, të befasishme për të parë realitetin në shkollat tona dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve është maksimal, janë më të mbrojtur në ambientet e shkollës, ndërgjegjësimi dhe angazhimi i ekipeve tona është maksimal për të raportuar çdo rast.
Kemi pasur disa raste ku për shkak të infektimit të mësuesve kemi mbyllur shkollën për dezinfektim, por masa që kemi marrë është për 1 mijë mësues shtesë në sistem për të përballuar çdo nevojë që krijohet”.
Ndaj tregohuni te kujdesshem dhe ruani distancimin social