Lajmi i fundit.Mbyllen shkollat nga kjo date dhe ja si do vazhdoje

Prej 1 Dhjetorit të aplikojë mësim të alternuar, online dhe në shkolla.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat.

Ajo tha se:“Të dashur qytetarë, Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.

Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.

Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.

Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve.