Dëshmia e mjekes: Pacienti erdhi me Covid, kur ndërroi jetë, ia ndryshuan diagnozën

Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa mjekë specialistë për të diskutuar situatën e COVID-19 dhe se ai
tha se:‘Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin për të justifikuar një veprim që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat’.

Ndaj duhet tejemi te kujdesshem dhe te ruajm veten tona dhe familjen tone.

Nertila Gjonaj: Mjekët këtu janë specialistë dhe jam thjeshtë mjeke specializante në QSUT. Kam patur mundësinë që mund të themi që më tepër kam qëlluar që të jem këto 10 muaj të pandemisë dhe mjeke familje dhe mjeke në QSUT si specializante.

Gjatë kohës që po ju dëgjoja në mbrëmje në Opinion u ndjeva vërtetë keq nga ato replika që po bënin, unë nuk është se kisha një numër të madh rastesh të tilla por e kam patur një rast që më ka ardhur shumë keq, është diagnostikuar me tampon pozitiv COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në spital dhe në skedën e vd.ekjes së zotërisë shkaku fillestar është shkaku i ndërmjetëm me ndërlikime dhe shkaku definitive është shënuar infarkt akut miokardi dhe nuk është përmendur gjëkundi që ai ka qënë I infektuar me infeksionin COVID.

Nuk mu duk aspak normale dhe realisht është tamam të thuash të fshehësh diçka sepse ai nuk është se kishte sëmundje bashkëshoqëruese përveç obezivitetit dhe nuk e di.

Ruani distancimin social perdorni masken dhe lani duart.