Home TE NDRYSHME Ministrja Balluku tregon kur do të rinisin fluturimet drejt Shqipërisë “Disa vende...

Ministrja Balluku tregon kur do të rinisin fluturimet drejt Shqipërisë “Disa vende nuk konsiderohen të sigurta”

192
0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thene se:“Për të thënë të drejtën, ashti siç ka deklaruar kryeministri të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur për të gjitha pikat kufitare, si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë”, tha ajo.

Tashme mund te udhetoni te lire dhe pa probleme shqiperia tashme eshte e hapur.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ajo drejton, ndërkohë shtoi se Ministria e Jashtme u ka dorëzuar vendeve të tjera protokollin shpjegues për Shqipërinë.

Zonja Balluku tha se: “Ministria e Jashtme ka dërguar në të gjitha shtetet protokollet së bashku me një letër, që shpjegojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur vizitorët e huaj dhe shqiptarët që duan të kthehen në atdhe. Presim një përgjigje nga vende e tjetra, ne jemi të gatshëm për ta hapur, pasi hapja bëhet në mënyrë të dyanshme. Ne i kemi disa të dhëna për shtete të ndryshme se si ata do hapen. Vjena si distinacion do të fluturojmë në 15 qershor. Fatkeqësisht do të jetë hap pas hapi, pasi disa vende nuk konsiderohen të sigurta”, shtoi ministrja.