I nxori nga b.urgu me radhë të dënuarit përjetë, i ndodh e papritura gjyqtares së njohur

Inspektorati i Lartë të Drejtësisë mesohet se ka nisur hetime ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Vendimi vjen pas ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë ku sipas saj kjo gjyqetare ka vendosur për lirimin e shumë personave që kishin pasur një dënim maksimal, për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, qe njihet si ish-numri dy i bandës së famshme të Durrësit.

Behet e ditur nga burimet zyrtare se ILD-ja i ka kërkuar gjyqtares Hoxha per te paraqitur para tyre pretendimet e saj në lidhje me ankesën e ardhur. Ndersa persa i përket caktimit të një mase ndaj saj, ILD shprehet se nuk ka një vendim te deritanishem ende pasi i përket prokurorisë ta vendosë.

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kerkoi pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi me vendimin e saj liroi nga dënimi Endrit Doklen.