Ministrja Balluku ka lajme jo të mira nga transporti ajror, detaje kur hapen linjat me Italinë

Me sa duket Italia vazhdon te mbetet pengesa kryesore për lëvizjen e lirë në këto kohë, por lajmet që vijnë nga transporti ajror nuk janë te mira sepse situata do të vijojë të mbetet ende e mjegullt edhe për gjatë muajit qershor.

Ndaj rekomandohet nga ministrja e transportit që qytetarët të mos bëjnë lëvizje që nuk janë të domosdoshme dhe se riatdhesimet do te vazhdojne, deri në një qartësim të situatës.

Ja se si u shpreh Ministrja e Transportit:

“Italia, si volum trafiku zë 70% të lëvizjes. Është një nga daljet më të rëndësishme. Por hapja me vendin fqinj është një çështje që nuk varet nga ne, por me sa kam kuptuar nuk varet as nga Italia. Vendimarrja i përket Bashkimit Europian. Pas datës 26 qershor do të ketë një vendim për Italinë dhe Spanjën si dy vendet më shumë të prekura nga pandemia. Janë dy shtete që nuk do të hapen njëkohësisht. Ndaj me Italinë do të vijojmë procesin e riatdhesimit, që unë mendoj që është një proces që ka funksionuar”, tha Ballaku.

Ministrja vijon më tej duke thënë se normaliteti në tregun ajror nuk do të rikthehet të paktën për 10 muaj. Nga të gjitha studimet e bëra nga Eurocontrol por edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare, normaliteti në këtë sektor do të nisë nga muaji mars 2021, megjithate qeveria shqiptare po nis hapjen graduale me shtetet rast pas rasti.