Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha ka rrëfyer në një intervistë që ka dhënë së fundmi se nuk ka pasur kurrë dhimbje koke.
Këngëtarja përmendi disa gjëra që bën për të mos e provuar kurrë këtë dhimbje, duke nisur nga gjumi e deri te mendimet me të cilat e “ushqen” veten.
“Mënyra se si e bëj jetesën, si e jetoj mendon se është një plus. Fle mirë, mendoj vetëm gjëra të bukura dhe mendja, sytë, veshët e mi e duan vetëm të mirën dhe anën e errët dhe negative, jo që nuk e dua, po nuk ma pranon as syri, as veshi dhe as mendja. Kështu që nuk e ngarkoj veten me gjëra që nuk ia vlen.
Nuk kam dhimbje koke asnjë herë. A ke dëgjuar ndonjëherë që njeriut të mos i dhembë koka asnjëherë. Unë nuk e di si është të jetë njeriu me dhimbje koke. Mandej e kam dhe pjesën e bukur të jetës që e kam gjithmonë Naimin në krah dhe nuk ma prish disponimin”, tha ajo.