Meteorologu i njohur jep detaje e reja : Ja se si do të jetë moti gjatë 15 ditëshit të dytë të Qershorit

Sinoptikani Hakil Osmani ka thene se kjo fundjave moti do te jete i qendrueshem dhe pas te dieles pritet qe moti te kete ulje temperaturash.

Osmani ka thene se edhe kete jave nuk do te mungojne vranesirat, ndersa e shtuna do te jete ndryshe nga ajo e javes se kaluar kur perjetuam rebesh.

“Java do te mbetet ne prezence te vranesirave dhe reshjeve te pakta te shiut, kryesisht ne mesdite. Ndersa mengjesi do te jete me vranesira te lehta dhe darka sjell serish motin e kthjellet.

Kjo situate do te vazhdoje deri te enjten ndersa te premten do te kete permiresim te kushteve te motit duke bere qe e shtuna do te beje me shume ore me diell edhe pse pritet qe te kete vranesira te lehta here pas here.

Dita e shtune do te jete e favorshme. Ndersa e diela sjell serish vranesira gjate mesdites dhe reshje te shiut deri pasdite, ne zonat malore por edhe pergjate shtrirjes perendimore.
Ndersa zonat bregdetare duke nisur nga Durresit deri ne Sarande pritet qe te jene nen ndikimin e reshjeve te shiut, por nuk do te jene problematike”, tha sinoptikani.

Ndersa pas dates 15 pritet nje rritje te temperaturave dhe pritet te filloj dhe sezoni i plazhit.