A mund të udhëtojnë shqiptarët drejt Gjermanisë pas 15 qershorit? Reagon ambasada gjermane

Qeveria gjermane paralajmëroi sot se më datë 15 qershor kufiri i tyre do të hapet vetëm për vendet brenda Bashkimit Evropian dhe ndërsa për vendet e tjera, si edhe Shqipëria ende nuk ka një datë fikse.

Lidhur me kete reagoi me nje njoftim zyrtar edhe ambasada gjermane në Tiranë ku thuhet se qeveria Federale Gjermane ka vendosur parimisht që afati të shtyhet deri më datë 31 gusht për pjesën më të madhe të vendeve jqë nuk jane anetare te BE-së, por në ditët në vijim mendohet se do te kete me teper qartesi lidhur me datat.

Ja njoftimi

“Kontroll faktesh: Paralajmërim i Qeverisë Federale për udhëtimet në mbarë botën.

Qeveria Federale Gjermane vendosi sot të zgjasë parimisht deri në datën 31 gusht afatin e paralajmërimit global për udhëtimet për pjesën më të madhe të shteteve. Dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria megjithese ky lajmerim u drejtohet shtetasve gjermanë të cilet mendojnë të udhëtojnë jashtë vendit për arsye turistike.
Deri më tani nuk është marrë ende asnjë vendim, nëse do të zgjaten, dhe eventualisht deri kur saktësisht pas datës 15 qershor do të zgjaten kufizimet e përkohshme për të gjithë Bashkimin Evropian të udhëtimeve jo të domosdoshme nga shtetas të shteteve të treta (si p.sh. shqiptarët/et) në drejtim të Gjermanisë. Në ditët në vijim pritet më shumë qartësi rreth kësaj pike”, njofton ambasada gjermane në Tiranë.