Home TE NDRYSHME Meteorologët japin alarmin: Një ciklon i fortë do preki gjithë Europën edhe...

Meteorologët japin alarmin: Një ciklon i fortë do preki gjithë Europën edhe vendin tonë, ja si parashikohet të hënën

156
0

Nga studimet e meteorologeve dhe regjitrimet e qendrave te tyre eshte vene re një ciklon shumë i fuqi shëm dhe masiv dje ne mbrëmje, ku në shumë pjesë të Evropës perëndimore kishte erëra ura gan ike deri në 180km/h. Qendra e ciklonit ishte në Le Mans të Francës, në bregdetin perëndimore të Francës.

Mirepo cikloni duke qene me dimensione të mëdha ka god itur një territor të gjerë të Evropës perëndimore, jugperëndimore dhe veriperëndimore duke sjelle ne vazhdim rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullima dhe breshër,si edhe erëra uraganike dhe reshje të dendura bore në disa rajone kodrinore-malore.

Madje erërat uraganike me fuqi mbi 100km/h, vec te tjerash kanë perfshire brigjet e Atlantikut në Francë dhe Britaninë e Madhe, ndërsa cikloni me dimensione dhe përmasa të mëdha ka përfshirë edhe shumë pjesë të Spanjës, Portugalisë, shtetet e Beneluksit e deri në Evropën qendrore dhe Gadishullin Ballkanik.

Keshtu qe si vijim gjatë ditës së sotme priten erëra uraganike dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër në disa pjesë të Kroacisë dhe Sllovenisë, pastaj Bosnjës dhe Hercegovinës e nesër deri në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë.

Por sipas parashikimeve mbetjet e ciklonit do të ndikojnë edhe në Kosovë, ku duke filluar nga e hëna dhe e marta priten fillimisht rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kurse të martën do kete ulje të temperaturave dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.

Ndërsa sa i takon vendit tonë, në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë priten reshje dhe rrebeshe intensive, por reshjet më të fuqishme pritet të shkaktojnë përmbytje e shume probleme në Mal të Zi.