Home TE NDRYSHME “Mësuesit duhet të testohen patjeter çdo javë”, Bino: Ja rastet kur mund...

“Mësuesit duhet të testohen patjeter çdo javë”, Bino: Ja rastet kur mund të mbyllen perseri shkollat

55
0

Ndryshe do te jete ky vit shkollor si kurre me pare.

Femijet duhet te mbajne maska dhe te jene te kujdesshem.

Silva Bino thotë se “Këto janë vendime që i takojnë Ministrisë së Arsimit. Ne kemi kërkuar që në institucionet arsimore të mbahet maska nga mësuesit dhe nxënësit. Por, në gjykimin tim, maska, siç i jepet personelit shëndetësor, duhet t’u ofrohet edhe nxënësve, por kjo, siç edhe thashë, varet nga Ministria e Arsimit, që është edhe institucioni përgjegjës.

E ritheksoj që maskat duhet të jenë të pranishme gjatë procesit mësimor dhe duhet të krijohen të gjitha mundësitë për ta garantuar këtë. Kurrsesi nuk duhet që pamundësia financiare të pengojë në marrjen dhe mbajtjen e maskës”, tha doktoresha.

TESTIMI I MËSUESVE

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Italia ka marrë vendimin për të testuar 500 mijë personel arsimore, nga ku 13 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Të hënën, edhe në vendin tonë institucionet arsimore hapin dyert. Por a është menduar nga Komiteti i Ekspertëve që të zhvillohen teste në radhët e mësuesve para fillimit të shkollës? Bino thotë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se për të pasur një panoramë të saktë duhet të kryhen teste çdo javë.

“Nëse testohesh një herë nga COVID-19 nuk do të thotë se je i përjashtuar. Testet duhet të kryhen çdo javë apo dy javë për të pasur një pasqyrë të saktë të situatës. Nëse testet janë zhvilluar në Itali në këtë fazë, kjo mund t’u shërbejë ekspertëve për të kuptuar se në çfarë pike janë me infeksionin. Testimi i personelit çdo ditë nuk është zgjidhje.

Zgjidhja është respektimi i masave anti-Covid. Por duhet të them po ashtu që nga ekipet tona janë testuar edhe mësues, kemi raste në Gjirokastër, Tiranë e Kukës, pra, atje ku ka pasur dyshime në mënyrë që të kemi siguri për shkollat. Ne e kemi theksuar edhe në udhëzuesin e përbashkët që kemi hartuar me Ministrinë e Arsimit që mësuesit dhe nxënësit kanë prioritet në testim si edhe janë përcaktuar të gjithë skenarët sesi do të veprohet nëse do të ketë një nxënës, prind apo mësues të infektuar”.

VENDIMI PËR RIMBYLLJE

Hapja e shkollave përbën një kërcënim madhor për përhapjen e infeksionit. Megjithatë, ekspertët kanë marrë në konsideratë çdo skenar të mundshëm, si edhe mënyrën sesi do të menaxhohet. Doktoresha thotë se vendimi për mbylljen e një shkolle do të merret pas vlerësimit të riskut dhe nëse konstatohet që jemi përpara një transmetimi të përgjithshëm më disa klasa ndërmjet mësuesve dhe nxënësve.

“Kur bën një hetim epidemiologjik qëllimi kryesor është të identifikosh dhe të izolosh kontaktin e ngushtë duke mbyllur edhe klasën. Por nëse ke disa vatra në shkollë, atëherë mund të shkohet deri edhe në mbylljen e shkollës. Por qëllimi ynë nuk është që të mbyllim shkollën menjëherë por të sigurohet dhe garantohet një ambient i sigurt për vijimin e procesit mësimor.

Shkolla mbyllet pas vlerësimit të riskut dhe atëherë kur konstatohet se ka transmetim në disa klasa ndërmjet mësuesve dhe nxënësve që quhet edhe transmetim i përgjithshëm. Në udhëzim, ne kemi përcaktuar që çdo ditë të raportohet mbi situatën, nëse ka dyshime apo raste. Është një mekanizëm i ngritur nga ana jonë, që mendoj se do të japë rezultat për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit dhe mësuesit”, vë në dukje shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.