Home TE NDRYSHME “Merrni masat”/ Paralajmërimi i IGJEUM: Ky qytet do përmbytet, të jeni të...

“Merrni masat”/ Paralajmërimi i IGJEUM: Ky qytet do përmbytet, të jeni të përgatitur për cdo situatë

291
0

NJOFTIM!!

Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër; Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona. Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për cdo situatë emergjente të mundshme:

-NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

-SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.

-NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

-NË ASNJË ÇAST MOS PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Në vijim të këtij komunikimi ju bëjmë me dije se janë marrë masat për të njoftuar komunitetet pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese në nivel bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË:

-SHËRBIMI I URGJENCËS 126

-SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129

-SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128

-SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127