Merrni masat/ Lajda Porja sapo na paralajmëroi, ç’do ndodhë me motin? E papritura do vijë në…

Drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb, Lajda Porja ka zbuluar se ç’pritet të ndodhë në vendin tonë përsa i përket temperaturave dhe motit.

Porja tha se epiqendra e që është goditur nga vala e të nxehtit është qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa pritet që temperaturat të zbresin në fundjavë.

“Pritet që vija bregdetare të jenë në vlerën 34 dhe 35 gradë, parashikohet një rritje e lehtë në 3 ditët e fundit të qershorit kur kemi sërish temperatura jo më lart se 37 gradë. Lajmi i mirë është që korriku do nisë me temperatura shumë më të përballueshme. Edhe gjatë korrikut pritet që të kemi valë të të nxehtit afrikan”, tha Porja.

Ndër të tjera, sqaroi se temperatura është ndjerë si 46 gradë ndonëse ka qenë 40 gradë në Tiranë. Për këtë, tha se prezenca e lagështirës ka qenë problematike në valën e këtij të nxehtit duke e bërë ajrin të papërballueshëm.

“Kjo valë ka udhëtuar nga brigjet e Egjeut drejt rajonit të Ballkanit duke thyer rekordet e temperaturave shumë të larta në Serbi, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe territori shqiptar. Këtë herë, epiqendra në Shqipëri ka qenë pikërisht në pjesën qendrore ku qarku i Elbasanit dhe Beratit kanë thyer rekorde me temperaturën më të lartë, 41.6 gradë në qytetin e Kuçovës duke pasur me Belshin dhe Cërrikun me 41.5 gradë.

E gjithë ultësira perëndimore, qoftë vija bregdetare dhe zonat e ulëta janë luhatur nga 38.5 deri në 40.5 gradë celsius. Këto masa ajrore që kanë marrë me vete rërën e Saharasë kanë kaluar mbi Mesdhe duke u mbushur me lagështirë dhe kjo ka qenë më problematikja e kësaj vale të nxehti nga prezenca e lagështirës në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë. Edhe në kryeqytet, edhe pse është shënuar vlera 40 gradë, ne e kemi ndjerë si 46 gradë. Kjo ka bërë që të ndihet i nxehti dhe të bëhet një ajër i papërballueshëm.

Megjithatë do të thoja që rekordi në 2015, 43 gradë në qytetin e Gjirokastrës nuk është thyer ende. Kjo valë pritet që të largohet gjatë fundjavës, nga 42 gradë pritet që të jetë jo më shumë se 36 gradë në Elbasan, Cërrik, Kucovë, ku janë shënuar vlerat më ekstreme”, u shpreh Porja.