Merkel njofton masat e reja ndaj COVID-19, ja kur hapen bizneset në Gjermani

Gjermania është një nga vendet që po e menaxhon shumë mirë situatën e krijuar nga koronavirusi, ndërsa numri i të shëruave tashmë është i lartë.

Ndërkohë, Kancelarja e Gjermanisë, zonja Angela Merkel, ka njoftuar sot masa të reja për të luftuar virusin e panjohur. Në këtë mënyrë, ajo ka paralajmëruar qytetarët të mbajnë një distancë prej te pakten 1.5 metra largësi, duke theksuar se ai që nuk e zbaton këtë masë, do të ket si mase nje gjobë nga 250 euro deri në 20 mijë euro.

Kancelarja e ka quajtur një “sukses të brishtë” atë që është arritur deri tani në Gjermani, e cila vazhdon të ketë numër të vogël të njerëzve që kanë e humbur jetën, duke theksuar se “nuk duhet të harrojmë që virusi është ende prezent dhe ende s’ka vaksinë”.

Ne deklaratën e saj, Merkel ka njoftuar edhe lehtësimin e jetës në Gjermani, ku ajo tha se do të nisë pak nga pak hapja e bizneseve, si edhe të shkollave pas 4 majit.

Këto janë 5 masat e reja te cilat ajo ka deklaruar:

1. 1,5 m largësi midis njerëzve dhe nese nuk do zbatohet do gjobiten (nga 250€-20.000€)
2. Do zhvillohet nje App per telefona qe do instalohet me deshire dhe do funksionoje per paralajmerim se kush mund te jetë i semure.
3. Pas dates 4 maj do ketë hapje të shkallezuar të masave e të shkollave. Si fillim do kene përparesi ato shkolla që janë para provimeve, apo diplomimeve .
4. Dyqane e bizneset do hapen nga java tjeter nën mbajtjen rigoroze te rregullave strikte.
5. Parukeritë do të hapen pas javës tjeter, pasi te perpilojne nje plan/ rregullore higjenike per trajtimin e klientëve dhe fashen orare.