Vetëm pak ditë më parë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ndanë fotot magjike nga celebrimi i tyre pas 13 vitesh në një resort tropikal . Të gjithë mbetën pa fjalë, pasi çifti e realizoi ceremoninë në fshehtësi të plotë.
Por, pas kësaj Miriam Cani ka ndarë një foto me bashkëshortin e saj në të cilën jep një datë shoqëruar me një ikonë suprize.
“30.05.2019”– shkruan Miriam Cani në profiling e saj në Instagram.
Ndjekësit kanë bërë aludime të ndryshme, dhe disa prej tyre e kanë uruar për shtatzëni.
“Me një djalë,thonë nga anët tona!”– shkruan ndjekësja në postimin e këngëtares.
Kujtojmë që çifti i talentuar i këngëtarëve kanë një vajzë të quajtur Ameli dhe ne presim se cila do të jetë surpriza e radhës.