Me magnitudë plot 6 ballë, ky shtet shkundet keq nga tërmeti

Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Qendrore, Panama.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti është regjistruar në zonën 31 kilometra në juglindje të qytezës Punta de Burica.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo të lënduar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!