Mbretëresha Elisabet publikon përfituesit e pasurisë marramendëse të Princit Philip

Princi Philip, para se të ndahej nga jeta pak javë më parë në moshën 99 vjeçare, ka lënë një testament për trashëgimtarët e pasurisë së tij mbi 40 milionë euro.

Mes përfituesve të testamentit janë tre anëtarë të stafit të tij të ngushtë, raporton noa.al që citon mediat britanike.

Duka i Edinburgut ka vendosur në testament, ndryshe nga monarkët e tjerë, që të dhurojë nga pasuria e tij edhe për tre punonjës që u kujdesën për të në pallatin mbretëror.

Megjithatë, pjesën më të madhe të pasurisë do t’a përfitojë e shoqja, mbretëresha Elisabeth.

Në testament janë futur si përfitues edhe nipërit e Princit Philip, mes tyre dhe Princi Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore.

Po ashtu, katër fëmijët e tij, Princit Charles, Princesha Anne, Princi Edward dhe Princitë Andrew kanë përfituar koleksionin prej 13,000 librash në bibliotekën e Philip në Pallatin Buckingham.