Maskat dhe dorezat janë të detyrueshme/ Hapet transporti publik, njihuni me 13 rregullat e protokollit të sigurisë

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Ja cilat jane 13 rregullat për transportin publik ndërqytetas:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet deri 70%.

2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

4. Udhëtarët detyrimisht te jene me maska dhe doreza.

5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme pa perplasje.

6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

7. Duhen dezinfektuar makinat cdo dite.

8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur mjeti.

9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.

10. Terminali të dizinfektohet.

11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

12. Të respektohen masat e higjienës.

13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.