Manjola Nallbani ka 30 vite që është pjesë aktive e skenës shqiptare dhe gjatë kësaj kohe i ka dhuruar me mijëra këngë si pasuri kulturës shqiptare. Duke qenë se Manjola të gjithë jetën ja ka dedikuar muzikës, ka përgatitur një surprizë të madhe për fansat që e kanë ndjekur hap pas hapi gjatë kësaj kohe.
Këngëtarja ka treguar se në 16 maj të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë një koncert recital të sajin, i cili do të ketë një ndërthurje të krijimtarive të Manjolës ndër vite. Nallbani ka publikuar në ‘Instagram’ një video promovuese për koncertin e saj, që do të mbahet në qendrën e kulturës në “Katedralen Ortodokse Tiranë”. “Ju ftoj në koncertin tim recital ‘Jetë me ju’ ashtu siç kanë qenë të lidhura të gjitha këto vite të jetës sime. Ju dua”, ka shkruar Manjola në postimin e saj.
Këngëtarja ka zgjedhur Elton Dedën si drejtues të orkestrës dhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe, Kastriot Tusha, Egland Hasa, Eli Fara, Shkëlzen Jetishi dhe Rezart Veleshnja për ta shoqëruar në skenë. Manjola Nallbani njihet si astiste shumëdimensionale që ka kënduar si muzikë të lehtë, folklorike, po ashtu edhe klasike, prandaj në koncertin e saj ka vend për të gjithë. Kujtojmë se disa nga këngët në njohura të këngëtares janë: “Kur humba një dashuri”, “Udhëtoj e menduar”, “Përse të dua”, “Zemër Tirone”, “Vetëm unë”, “S’mjafton një jetë” etj