Ministrja Manastirliu ka thene se aktualisht te dy spitalet e vendosura covid 1 dhe covid 2 ne Tirane kane rreth 30% te kapaciteteve te lira.
Ndaj edhe pse keto dy spitale mund te plotesohen do te hapen edhe dy spital te tjere te dedikuar COVID, qe tashme kane gati edhe infrastukturen apo burimet njerezore.
“Spitalet Covid 1 dhe 2 janë fuqizuar me aparatura të reja për t’ju përgjigjur edhe fluksit në rritje, por aktualisht kemi rreth 30% të kapaciteteve të lira vetëm në këto dy spitale. Ndërkohë që janë gati edhe dy spitale të tjera që ne i kemi përshtatur në rastet kur do ketë fluks në vjeshtë-dimër. Sepse dëgjoj që thonë pse nuk i hapni spitalet, por spitalet nuk mund të hapen pa pacientë. Spitalet janë aty, me infrastrukturën e përshtatshme duke pasur edhe ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që nëse do këtë fluks, do të jenë gati për të ofruar shërbimin. Ndërkohë plani ynë parashikon një dyfishim të kapaciteteve sepse dhe spitalet rajonale, duke përcaktuar ato spitale që kanë potenciale më të mëdha, do të jenë gati të presin pacientë më Covid19 në rast se kapacitetet në katër spitale covid do të ezaurohen”, tha Manastirliu.