Vapa “nuk ka në mend” të ike, metereologja zbulon se çfarë ndodh me temperaturat ditët në vijim

Meteorologia Adiola Bami tregoi rreth parashikimit te motit për këtë javë si dhe për muajin shtator.

“Mëngjesin e sotëm kemi patur zhvillim të menjëhershëm të vranësirave duke sjellë rrebeshje shiu në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht në veriperëndim dhe në zonat qëndrore. Më pas rreshjet janë zhvendosur drejt zonave lindore kjo ka ndodhur si pasojë

Është një situatë kalimtare pasi që nga dita e sotme në orët e mesditës presim përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit duke bërë që pasditja sot në vijim të kemi kryesisht mot të kthjellët, përjashtuar zonat malore ku gjatë pasditeve herë pas here do të kemi zhvillim të vranësirave lolake dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Kur pritet që të kemi një mot të përshtatshëm dhe të favorshëm për një muaj si shtatori?

“Ky shtator do të vijojë muaj i thatë dhe i nxehtë, të paktën 15 ditëshi i parë i muajit shtator do të jetë me temperatura shumë më të larta se vlerat normale klimatike 8 apo 9 °C krahasuar me vlerat normale. Duke qenë se duhet të jetë me 28 ose 29 °C ndërsa ne gjatë 15 ditëshit të parë presim vlera termike 37 apo 38 °C. Kryesisht javën që vjen do të kemi temperatura të larta. Presim që 15 ditëshi i dytë i shtatorit të sjellë freskim të motit dhe do të kemi episode të shkurta prezencë vranësirash dhe të rreshjeve”