Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por për një grua nga Sidnei macja e saj është shoqëruesja saj më e mirë.
Macja Lili ka qenë në jetën e saj për 12 vjet, prandaj Anna Tarrant nuk humbi kohë për ta çuar te veterineri ditën premten në mëngjes, pasi macja e saj u këput plotësisht në krahët e saj. Atje u zbulua se Lili vuante nga dështimi i rëndë i veshkave.
Kështu pronares së maces iu ofruan dy opsione – eutanizia për macen e saj të dashur ose t’i bënte asaj trajtime të tjera mjekësore por me një çmim të lartë.
Anna kujton kohen qe e ka marre macen si shoqeruesen e saj pasi kishte kaluar kimioterapi pas disa nderhyrjeve ne tru.
Mjekimi per macen kushton 20,000 dollarë dhe më shumë.
Ashtu si pronarja e saj, Lily tashmë i është nënshtruar një operacioni ku i është hequr veshka. Një operacion i dytë kërkohet nëse ka ndonjë shpresë për mbijetesën e kafshës shtëpiake.
Krahas medikamenteve dhe tarifave të spitalit, barra financiare i takon Annës, së cilës per me teper iu desh të linte punën e saj në korporatë në kulmin e karrierës së saj, kur shëndeti i saj u përkeqësua.
Në një veprim të dëshpëruar për të mbajtur macen e saj, ajo ka hapur një faqe GoFundMe, duke shpresuar të mbledhë fonde në mënyrë që Lily të vazhdojë t`i ofrojë asaj mbështetje “të pakushtëzuar” gjatë udhëtimit të saj të vështirë ndaj kancerit.
Ajo thote se Lili nuk eshte nje kukull loder qe ajo mund ta hedh ne kosh por eshte qenie me shpirt dhe nuk mund ta lere ashtu te vuaje.