Luizi përlotet nga ngjarja që ndodhi në Top Channel para disa ditësh ku humbi jetën Pal Kola roja i Top Channel.
Ai e ka njohur rojën dhe është ndjerë shumë keq kur ka marrë vesh lajmin.
Luizi tha:”Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër t’i vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. I them familjes së të ndjerit që në fund të rrugëtimit tim, çfarëdo që të fitoj, një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre”