Ajo është përfolur aq shumë për lidhjen e saj me Young Zerkën, saqë e gjithë situata tanimë po i duket si një serial rozë.
E ftuar sot në “E Diell”, Ronela Hajati e përshkroi lidhjen e saj të dashurisë si një telenovelë, ku aktorët nuk e dinë sesi mund të përfundojnë.
“‘Beautiful’ ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, u shpreh Ronela.
Ajo shtoi po në kuadrin e “telenovelës” se kanë ndërmend të vazhdojnë kështu edhe 5 vite të tjera, por jo domosdoshmërisht që të ketë një fund të lumtur.
“Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj tenovelën sepse jam aktore shumë e mirë”, tha ajo
Nga rrëfimi i saj u duk se ajo dhe Young Zerka janë ende bashkë! Së fundmi, gjatë një interviste për “Mirage”, edhe këngëtari konfirmoi se bashkëjeton me Hajatin.
Pasi gazetari e pyeti për Ronelën, Young Zerka reagoi në këtë mënyrë: “Ronelën e lashë në shtëpi pak se kishte punë me projekte të tjera, po i përgatit dhe e lashë në shtëpi. Ajo po punon me projekte të tjera, unë po punoj me projektet e mia!”