“Le të hapen te gjithe kufijtë”, Europa u kërkon të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet deri në fund të…

Komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson ka bërë të ditur se Komisioni Evropian i ka kërkuar të gjitha vendeve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, duke qenë se situata e shkaktuar nga pandemia po përmirësohej shpejt në shumë vende.

“Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare dhe kontrolleve po ashtu”, tha Johansson duke folur në prag të videokonferencës së ministrave të brendshëm evropianë.

Madje ajo shtoi se do te propozoi që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt duke dashur te kuptoje se një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit sipas saj.

Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve edhe me tej se zona e Schengen.

Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera dhe do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Ndersa Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën.

Megjithate ende nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Kujtojme se Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga Covid-19.