Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares ben deklaraten e forte per te gjithe: Jo vetem vajzat, roja Abaz bente ..

Shoqja e ngushtë e 15 vjecares nga Babrruja, ka treguar se si moren vendimin që të trokisnin në dyert e policisë dhe te tregonin cdo gje te pakten te behet mesim per te tjeret.

I duhet dhene nje mesim ketyre njerezve te tille por para se t’i drejtohej policisë, 15-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë shoqes së saj, e cila rrëfen në emision momentet e veshtira. Ajo tha se drejtori i shkollës ka qenë në dijeni të ngjarjes, pasi roja ngacmonte dhe mamatë e fëmijëve. Vajza shokon më tej duke thënë se shpesh herë rojen e shikonin tek banjat e shkollës, pasi ai ng acmonte fëmijët e tjerë.

“Vajzën e kam shoqe te ngushtë. Atë natë qe vajza shkoi ne polici ne oret e para te mengjesit erdhi ne shtëpinë time. Ajo kishte shume kohe qe qëndronte larg te gjithëve, brenda shtëpisë se saj.

Kishte disa kohe qe vajzen nuk e shikoja me edhe u shqetësova, pasi pyeta mora vesh qe ajo qëndronte gjate gjithë kohës ne shtëpi. Une villain e kam shume fanatik, ai gjate gjithe kohës nuk ka dashur qe unë te kisha kontakte me te tjere.

Edhe per kete kam pasur gjithmone debate. Vëllai e njihte shume mire këta çunat dhe kete rojen e shkolles. Pas shume kohesh qe unë se kisha pare vajzën, shkova dhe pyeta qe ku është, por vertetova qe prindrit e kishin ndaluar te dilte nga shtëpia pasi ne lagje kishin dale thashethemet. Edhe kjo shoqja ime ndihej shume keq, edhe shume e kërcënuar.