Largohen dhe 2 aktore nga Portokallia.Nuk punojmë dot me Altin Bashën na ofendon dhe..

Cdo gje qe behet ne Portokalli ka nje jehone te madhe dhe njerezit mezi e presin pasi ai eshte spektakeli qe Shqiptaret e duan shume.

Por gjithmon kur ka largime ka shume fjale dhe komente.

Renada Caci aktorja e njohur e Portokallisë e cila njihet me rolin e “Luzes” ka dhënë dorëheqjen.

Ajo thote se Basha është sjellë shumë keq me aktoren, madje edhe duke e ofenduar. Gjithashtu nga stafi i aktorëve është larguar edhe Egla Ceno, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Basha është bërë problem për spektaklin e humorit, pasi shumë aktorë janë larguar prej tij. Agron Llakaj, Jul Deda, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Delinda Disha kanë dhënë dorëheqjen pas problemeve me regjisorin.