Lajmi fundit/Situata mjaft serioze/ Manastirliu me tone te ashpra: ja cdo bej nga dita e neserme

Ogerta Manastirliu foli me tone të ashpra se nuk do të tolerojë më asnjë neglizhencë dhe se ne duhet te jemi te kujdesshem.

Task- Forca anti koronavirus do të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren me kapacitete të shtuara për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë dhe do te vendosim gjoba per ata qe nuk respektojne distancimin social.

Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë marrëzinë për të mos ju përgjigjur protokolleve dhe rregullave.

Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes dhe ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë, kur shohim që në restorante ka një grumbullim përtej masës së lejuar dhe kur në supermarket shërbejnë pa vendosur maskat, tha Manastirliu.

Ndaj jeni vigjilent dhe perdorni maskat qe te shpetoni veten dhe familjen tuaj.