Lajmi fundit/ Rama njofton masat e reja: Ja si do vazhdojme te hapemi pas 1 qershor

Edi Rama ka dalë në një komunikim publik rreth masave te reja pas dates 1 qershor ai tha se do të hapen kufijtë tokësorë me të gjithë fqinjët.

Nga 10 qershori plazhet do të hapen për këdo, në të gjithë vendin.

Sakaq Rama tha se java që vjen do të jetë e fundit me orar shtetrrethimi. Por e shtuna dhe e diela do të jetë sërish e mbyllur për lëvizjen e automjeteve edhe për dy javë të tjera.

Por nga tetori në mars do të ketë çdo fundjavë, ndalim qarkullimi për makinat.

Sakaq në qershor do të rihapet transporti publik në të gjithë vendin, urban dhe ndërurban.

Rama sqaroi se kufizimet që po vazhdojnë gjatë fundjavës bëhen pasi mbipopullimi i njerëzve është më i lartë në ditët e pushimit e për pasojë mund të çojë në rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus.