Lajmi fudnit.A do të mbyllemi sërish? Pas shifrave rekord të të infektuarve, Manastirliu zbardh vendimin

117 raste pozitive diten e sotme dhe kjo eshte dita me me shume te infektuar.

Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar.

Në 24 orët e fundit ka patur shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital. 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Ministrja Manastirliu tha se:“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, tha ajo në “Top Talk”.

Manastirliu tha se situata është serioze, dhe rastet në spitale po marrin trajtim mjekësor. Ajo shtoi më tej se po bëhet një punë kolosale në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.

“Po bëhet punë e madhe në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Hetimi epidemiologjik bëhet në të gjitha fazat e epidemisë”, tha ministrja.