Lajme pozitive vijnë per kovidin, shënohet ulje e ndjeshme e shifrate në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë vd ekur 8 persona dhe janë konfirmuar 88 raste të reja me koronavirus, raporton Express.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 4 mijë mostrave.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 651 pacientëve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

“Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vd ekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. ”, ka njoftuar Ministria