Lajm i zi/ Këngëtarja e njohur shuhet në moshën 39 vjecare

Sarah Harding, këngëtarja e grupit të Pop-it Girls Aloud, humbi jeten. Ajo ishte vetëm 39 vjeçe dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele.

Këngëtarja zbuloi në Gusht të 2020-s se ishte dia gnostikuar me kan cer, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit.

Lajmin e dha nëna e 39-vjeçares, e cila në një postim në Instagram e përshkruajti të bijën “një yll të bukur të shndritshëm”.

“Me hidhërim të thellë ndaj me ju sot lajmin se vajza ime e bukur Sarah ka ndërruar jetë. Shumë prej jush e dinë betejën e Sarah-s me kan cerin dhe se ajo luftoi fort deri në ditën e fundit. Ajo u shua në paqe këtë mëngjes. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj përgjatë këtij viti.