Lajm i mire per Shqipatert qe duan te ikin.Kanadaja kërkon mbi 1.2 milion punetore gjatë tre viteve të ardhshme

Lajm i mire per te gjithe ata qe duan te ndryshojne jeten e tyre.

Tashme te gjithe shqiptaret duan te largohen nga vendi i tyre por nje mundesi e mire eshte Kandaja ku duhen mbi 1.2 milion emigrantë të rinj gjatë tre viteve të ardhshme.

Kështu u shpreh ministri federal i Emigracionit, si një përpjekje që Kanadajë po bën që të mbushë boshllëqet në tregun e tij të punës dhe të nxisë ekonominë, të goditur rëndë nga pandemia COVID-19 .

Duke folur para gazetarëve në Otava, Ministri i Emigracionit Marco Mendicino tha se qeveria federale synon të pranojë 401,000 banorë të rinj të përhershëm në 2021, 411,000 të tjerë në 2022 dhe më pas 421,000 në 2023.

“Kanadaja ka nevojë për më shumë punëtorë, tha ai, “dhe emigracioni është mënyra për të arritur atje”.

“Para pandemisë, qëllimi i qeverisë sonë për të çuar ekonominë përpara përmes emigracionit ishte ambicioz. Tani është thjesht jetike,” – tha Mendicino, pa specifikuar se nga cilat vende do të pranohen emigrantë.

Ndaj kjo eshte nje mundesi e mire te aplikoni.