Nje lajm i mire per te gjithe ata qe duan te udhetojne drejte Ukraines ku mesohet se ka ndryshuar kriteret për hyrje-daljet në kushtet e pandemisë, duke përjashtuar nga ‘zona e kuqe’ Shqipërinë raportojnë mediat vendase.
Eshte bere e ditur se:“Lajm i mirë për ata që planifikojnë pushime në Egjipt ose Shqipëri. Qeveria sapo ka ndryshuar kriterin përcaktues për ato që konsiderohen si ‘vende të zonës së kuqe’.
Sipas vendimit, pas kthimit nga Egjipti ose Shqipëria, nuk keni nevojë që të futeni në karantinë ose izolim 14 ditor apo të testoheni për Covid-19”, u shpreh ministri i Infrastrukturës Vladyslav Kryklii, raporton agjencia ‘Ukrinform’.
Ndryshimi i ndërmarrë nga qeveria është që të nxirren nga lista e vendeve ‘zonë e kuqe” ato ku numri i personave të prekur është 55 për 100 mijë banorë. Më parë, kriteri ishte 40 persona për 100 mijë banorë.
Tashme mund te udhetoni drejte Ukraines shpresojme qe dhe vende te tjera te hapen javet ne vazhdim.