Lajm i mire.Italia hap kufijtë per te gjithe ata qe duan ta vizitojne .

Italia ka njoftuar se do të hapë kufijtë në kuadër të sezonit turistik, përfshirë edhe udhëtarët shqiptarë. Më datë 15 maj do të hapet sezoni turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoje këtë vend. Kushti për t’u pranuar ka të bëjë me pasaportat e vaksinimit me të dyja dozat e një vaksine të miratuar nga EMA, certifikatë të kalimit të Covid ose tampon negativ gjatë 48 orëve të fundit.

“Në terma afatshkurtër është një konkurs, Italia është një fuqi turistike botërore, por nuk është për t’u habitur dhe ne jemi të përgatitur”- deklaroi drejtori i Ticino Turismo Angelo Trotta në mikrofonët e RSI, pas njoftimit të Kryeministrit italian Mario Draghi për hapjen e sezonit turistik në gjysmën e dytë të majit.

Kryeministri Mario Draghi tha:

Pandemia na ka detyruar të mbyllemi përkohësisht, por Italia është e gatshme të mirëpresë botën. Certifikata e gjelbër dixhitale e BE do të jetë “plotësisht funksionale” nga gjysma e dytë e qershorit dhe do të lejojë turistët të udhëtojnë pa pasur nevojën e karantinës, për sa kohë mund të provojnë se janë rikuperuar nga COVID-19, janë vaksinuar ose janë testuar negativ.

Burimi: bluewin.ch |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania