Lajm i mirë, Greqia hap kufirin me Shqipërinë. Ja data kur nis lëvizja

Greqia do te hapi kufijtë turistikë me fluturime ne Athinë dhe Selanik duke filluar nga 15 qershor.

Mirepo jo per cdo vend do kete hapje pasi do te jete nje liste me 29 vende te cilat u vendosen pas një studimi të profilit epidemiologjik të gjitha vendeve të origjinës së turistëve.
Madje Greqia ka marre per baze edhe njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Në detaje, lista e vendeve te lejuara, bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit është si vijon:

Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika çeke, Finlanda.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.

Gjithsesi lista, thuhet se do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, por do të shpallet me kohë.