Kur do të hapet transporti urban dhe masat e sigurisë që do të merren…

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Rixhin Qosja, gjate nje dalje live ne lidhje me disa pyetje per rifillimin e transportit urban ka treguar edhe se do ndodh me ta, nese ka ndonje plan per hapje?

Ai tregoi se konkretisht nuk ka asnje plan dhe nuk dihet asnje date fikse.
Megjithese Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Infrastruktures po perpiqen te gjejne kushtet e perbashketa, per protokollin e suigurise apo skemen financiare se si do te funksionoje ky sherbim dhe per vete uron qe te perfundoj sa me shpejt.

Gjithsesi Ata si shoqate jane munduar te pervetesojne protokollet qe ka edhe Evropa apo Kosova. Keshtu thonë se ne një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Ndersa sa i perket kapaciteteve Qosja sqaroi se ne një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet ky numer deri në 25-30.