Lajm i madh/ Shteti i madh në Europë hap kufrin me Shqipërinë: Duhet vetëm pasaporta dhe bileta e avionit

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se janë hequr të gjitha kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës.

Në njoftimin zyrtar, të publikuar në rrjetet sociale të aeroportit, thuhet se për të vizituar vendin belg, nuk nevojitet rezultati i testit, e madje edhe vak sinat nuk janë të detyrueshme. Për të udhëtuar, pasagjerëve do t’i kërkohet vetëm bileta, pasaporta dhe maska mbrojtëse.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit:

Belgjika

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport