Tashme shikohet nje rritje e numrit te infektuarve me koronavirus dhe Evropa po pergatitet perseri per nje karantine te dyte.
Ndersa Irlanda është shteti i parë në Europë që rikthehet në izolim por ku shkollat do të qëndrojnë të hapura dhe mesimi do te vazhdoj normal.
Kryeministri i vendit Michael Msrtin, i ka kërkuar popullit, zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi, por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura dhe në këto orare do të lejohet lëvizja.
Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm, dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë dhe të largohet, por jo të qëndrojë në ambientet e bareve.
Shpresojm te behete me mire. Si mendoni a duhet te mbyllet perseri per te ulur numrin e te infektuarve me koronavirus.Jepni mendimin tuaj.