Aktori i njohur turk foli shqip, ja çfarë thotë ai për vendin tonë

Nje nder filmat me te preferuar dhe me me shume ndjekes ne NEtflix ishte “Mrekullia ne qeline e 7-te”

Madje ne te gjithe boten gjate periudhes se karantines u be filmi me i ndjekur qe preku zemrat e shume njerezve.

“Mrekullia në qelinë e 7-të” është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.

Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”. Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

‘Memo’, aktori kryesor i këtij filmi, Aras Bulut Iynemli, ishte i ftuar në emisionin “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Gjatë intervistës me moderatoren Linda Imami, ai rrëfeu si e nisi aktrimin, si e kalon ditën dhe për suksesin e filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Në një moment, aktori me pak vështirësi u përpoq të thoshte titullin në shqip të një prej serialeve të tij që trasmentohet në Shqipëri. Aras, gjithashtu u shpreh se një ditë dëshiron që ta vizitojë vendin tonë.