Studiuesit që merren me ndryshimet klimatike në Itali kanë dalë në konkluzion se dimri i këtij viti pritet të jetë i ftohtë sipas ndryshimit te klimes.
Webfaqja Ilmeteo.it ka siguruar raportin e studiuesve italianë, të cilët kanë zbuluar një anomali të çuditshme në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik.
Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.
Sipas këtij studimi, mësohet se kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalinës, e cila ndikon në dendësinë e ujit.
Ndër të tjera thuhet se kjo prirje e ftohtë në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik do të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme.
Ajo do të ketë efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike me vendin fqinj.