Brisilda tregon per here te pare si po shkon jeta e saj dhe cpo ndodh me te: Po jetoj…video

E pyetur se çfarë po ndodh me të pas publikimit të asaj video, e reja u shpreh se është “ndjerë e kër cënuar dhe e diskriminuar”. Sipas saj, kanë shkruar shumë gjëra për të që e kanë bërë të ndihet keq dhe e pasigurtë.

Aktualisht ajo jeton në Tiranë dhe shprehet se e kanë ndihmuar shoqatat. “Kam ardhur në Tiranë përmes shoqatave. Kam kaluar 3 javë në gjendje të rëndë psikologjike. Tani e kam kaluar këtë gjendje, por ndihem keq nga mënyra se si më shohin njerëzit në rrugë. Unë dua të gjej punë e të bëj jetën time, por nuk mund të bëj jetë normale”, tha ajo.

Gjithashtu Brisilda kërkoi ngaa njerëzit që e kanë ndihmuar deri tani dhe nga ambasadat që ta ndihmojnë që të dalë jashtë shtetit, pasi këtu nuk ndihet e mbrojtur.

“Nuk e ndjej veten të sigurt. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur me Nojën apo Margaritën. Mua më intereson jeta ime”, vijoi ajo.

Shiko videon