Nëse ai do të infektohej me Covid, a do të pranonte kryeministri Rama të kurohej në spitalet tona?
Ai tha se patjetër që do t’ua besonte veten e tij për kurim mjekëve tanë, ndërsa shtoi me tej se kjo sëmundje nuk është gjithmonë 100% në dorë të mjekëve, duke pranuar se shpesh ka raste që virusi del përtej shkencës.
“Janë gjëra që si kemi në dorë dhe nga ana tjetër kam ca bindje të miat… Pa asnjë problem do u besoja mjekëve tanë, unë sinqerisht edhe i kuptoj edhe si kuptoj ata që nisen për tu kuruar diku tjetër.
Mjekët këtu janë në nivelin e duhur. Silva Bino, ia la vetën në dorë veten këtyre mjekëve dhe sot është shëndoshë e mirë.
Kuptohet se këtu nuk kemi të bëjmë me një sëmundje që e gjitha është në dorë të mjekut, por del edhe nga kontrolli i shkencës dhe i mjekut”, u shpreh ai.