Tashme thuajse e gjithe bota po perjeton valen e semundjes infektive te COVID-19 dhe vetem pak ishuj rezultojne pa vatra infektimi.
Por ne te gjithe pyesim veten sa do te zgjasi e gjithe kjo situate? Nje parashikim mbi kete beri sot eksperti me i larte i ceshtjeve te semundjeve infektive, pra kreu epidemiologjik amerikan, Anthony Fauci.
Ai tha se sipas tij deri ne fund te vitit te ardhshem pritet qe kjo situate te marri fund dhe e mbare bota perfshire ketu SHBA te rikthehen ne jeten normale.
Mirepo ai nuk harroi te ngreje alarmin se nderkohe duhet te keni kujdes nga infeksioni pasi po perhapet kudo me nje numer te larte shifrash.
Tashme me kete situate Dr Fauci parashikon nje vjeshte dhe dimer te veshtire duke i rekomandar njerezit te mbajne mend tre keshilla: distance 2m nga njerez jashte familjes, dezifekti i shpeshte i duarve dhe venia e maskes aty ku nuk mund te mbahet distanca.
Aktualisht në SHBA numërohen 6,666,689 të prekur dhe prej tyre mbi 197 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Nderkohë në të gjithë botën janë aktualisht 28,870,473 të infektuar, sipas shifrave të mbrëmjes së sotme që raporton Worldometer.
Vete presidenti amerikan Donald Trump thoshte se vendi ka shenuar nje progres ne rrugen e luftes kunder virusit dhe ai nenvizoi se vaksina do te jete gati shume shpejt.