Keto jane shenjat që tregojnë se ju keni patur koronavirus dhe e keni kaluar atë

Kjo është lista e simptomave zyrtre nga CDC:

Keni patur një ftohje të keqe dhe temperatura nuk ju ka rene dhe mezi jeni qetesuar me pas.

-Ethe ose të dridhura

-Kollitje

-Vështirësi në frymëmarrje

-Lodhje

-Dhimbje e muskujve të trupit, dhimbje fyti dhe/ose koke

– Humbje e shijes ose erës

– Rrufë

– Të përziera ose të vjella

– Diarre

Në një moment të caktuar keni humbur shijen ose nuhatjen

Keni patur një rënië flokësh të pashpjegueshme

Ndonjëherë jeni ndjerë si pa frymë apo sikur po ju merrej fryma papritmas
Hulumtimi i botuar në revistën JAMA ka zbuluar se njerëzit me COVID-19 mund të kenë disa pasoja të virusit, përfshirë shkurtim të frymëmarrjes. Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të inflamacionit të qëndrueshëm në mushkëri dhe është një nga simptomat më tipike të virusit.

Keni patur kollë që dukej sikur s’do largohej

Jeni ndjerë vërtet, vërtet të lodhur
Sipas studimit JAMA, 53% e pacientëve thanë se po luftonin me lodhjen rreth 60 ditë pasi kishin shfaqur për herë të parë shenja të virusit.

Keni patur simptoma të pazakonta, që dukej sikur do zgjasin përgjithmonë
Ekspertët theksojnë se COVID-19 është ende një virus i ri, kështu që mjekët dhe shkencëtarët po mësojnë më shumë për të gjatë gjithë kohës.

Sigurisht, ka shumë ndërlikime të tjera që ekspertët mund të mos i dinë akoma. Nëse jeni ndjerë keq dhe simptomat tuaja janë të vazhdueshme, Dr. Schaffner thotë se është një ide e mirë të kontrolloheni nga mjeku juaj, pavarësisht nëse mendoni se simptomat kanë lidhje me COVID-19 ose jo.