Home TE NDRYSHME Koronavirusi/ Mesazh nga Manastirliu për gjithë shqiptarët: Mësohuni me maskat, ja çfarë...

Koronavirusi/ Mesazh nga Manastirliu për gjithë shqiptarët: Mësohuni me maskat, ja çfarë do ndodh në tetor dhe nëntor

45
0

Duke qene se jemi ne prag te hapjes se shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit per ti siguruar ata se te gjitha strukturat shendetesore jane ne gadishmeri e ne bashkepunim me te gjithe per te perballuar kete sfide.

“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç fo rcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të f renuar përhapjen e Covid19.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Metej ajo kerkon vemendje nga te gjithe e per me teper qe nxenesit te respektojne rregullat e vendosura si edhe mesuesit qe te frenohet perhapja e infeksionit sa me shume.

Ajo tha :
“Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit!”