Nje lajm i mire vjen nga Komisioni Evropian ku ka miratuar një paketë ndihmese për Shqipërinë prej 103.3 milion euro për të përballuar situatën e pandemisë pasi Shqiperia eshte ne gjendje te veshtire ekonomike.
Komisioneri i Bashkimit Europian theksoi gjithashtu se fondet që BE-ja i caktoi vendit tonë do të mbështesin edhe reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatoj që të integrohet në familjen e madhe Evropiane.
“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane”.